Janë 18 ngjyra që mund të zgjidhen për Audi RS5 coupe të ri, njëra nga to quhet “Sonomagrun Metallic” dhe mund të kushtojë deri në 2 400 euro, ku përfshihen edhe shumë përditësime sportive në të, transmeton Koha.net.
Kjo ngjyrë vjen ekskluzivisht për RS5 coupe të ri, i cili ka edhe rrotat 19-inç standarde, por edhe disa të tjera unike 20-ich që kushtojnë 2 mijë euro.
Lista e përditësimeve nuk mbaron me kaq, kjo veturë në mënyrë specifike ka edhe sistemin e lëshimit të gazrave të RS sport që kushton 1 200 euro dhe sedilje sportive.





