Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë. Sipas informacioneve praprake mësohet se një automjet pa targa tip “Audi” është përplsur me murin ndarës.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë  Selman dhe Ervin Xeka, 17 dhe 20-vjeç.

Menjëherë ata u nisën drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë deri më tani dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë të cilët po bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të aksidentit.