Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije është regjistruar në Durrës një ditë më parë.

Në zonën e Plazhit në lagjen nr. 13, një drejtues mjeti që nuk është identifikuar ende se cili është pasi u largua menjëherë pas aksidentit, ka përplasur 5-vjeçarin me iniciale R.Sh. Fatmirësisht raportohet se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 08.07.2017, në lagjen nr.13, rruga “Pavarësia” një mjet tip “Audi”, ka aksidentuar fëmijën R.Sh. 5 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. 

Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.