Prokurorët e Krimeve të Rënda janë rikthyer në vendin ku u gjet i vrarë Gazmend Çollaku.
Sipas grupit hetimor, mjeti që rrëmbeu Çollakun mbrëmjen e 6 janarit është i njëjtë me mjetin nga ku autorët qëlluan për vdekje me armë zjarri Ervin Kodrën dhe Endri Çaushajn më 20 dhjetor 2015.
Automjeti tip “Audi” me ngjyrë të zezë, rezulton se ka qenë i njëjti që është përdorur në dy vrasjet e rënda.
Çollaku u gjet i vrarë me armë zjarri dhe me gjymtyrë të lidhura në orët e para të mëngjesit të 7 janarit në fshatin Murqin të Krujës.





