Një biznesmen ndërtimi është shoqëruar nga policia për të bërë verifikimin e makinës luksoze ‘Fuoristradë’ me të cilën po lëvizte.

Policia nuk e bën të ditur emrin e biznesmenit, ndërsa aktualisht po bëhet verifikimi i dokumentacionit.

Ndërsa në një tjetër aksion të policisë, po në qytetin e Sarandës, një makinë tip “Audi” me xhama të zinj i ka ikur postbllokut të policisë te "Rrethi i Spitalit", ne lagjen nr.4.

Automjeti është ndjekur nga policia, por pa arritur ta kapin. Prej paradites se sotme, policia e Sarandës ka zhvilluar kontrolle ne qytet ne kuadër te planit te masave te Policisë se Shtetit për bllokimin e mjeteve që janë vendosur me pasuri që nuk e justifikojnë burimin, shkruan Shqiptarja.com.

Aksioni është i shtrirë në të gjithë vendin, ndërsa priten të tjera bllokime nga Policia e Shtetit.