Një ditë pas publikimit të audio përgjimit që implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur aleatët në një takim në selinë blu. Në një deklaratë për mediat pas këtij takimi, kryedemokrati Basha tha se prej një jave janë publikuar fakte mbi Agron Xhafajn, por sipas tij, ministri i Brendshëm nuk ka reaguar.
Ai tha se pas publikimit të këtyre fakteve dhe provave, Fatmir Xhafaj duhet të dorëhiqej nga posti i ministrit të Brendshëm.
“Shqiptarët nuk e meritojnë të takojmë nga afera “Tahiri”, tek afera “Xhafaj”. Nuk mund të kalojmë nga droga “Tahiri”, tek droga “Xhafaj”. Ky nuk mund të jetë kurrë fati i Shqipërisë. Në emër të PD-së dhe opozitës kërkojmë largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm”, u shpreh kryedemokrati Basha.





