Studentët e Mjekësisë së Përgjithshme e kanë nisur me bojkot këtë vit të ri akademik.
Prej 5 ditësh tashmë auditorët e Fakultetit të Mjekësisë janë bosh, pasi studentët kanë zgjedhur të protestojnë për anulimin e ligjit të ri, që i detyron ata të ofrojnë shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite pas përfundimit të studimeve, e më pas të pajisen me diplomë.
Këtë të premte u është bashkuar edhe viti i parë, me rreth 400 studentë që duhet të nisnin mësimin rregullisht.
Studentët kanë paralajmëruar se do ta ndjekin çështjen në rrugë ligjore dhe do të bëjnë padi në Gjykatën Kushtetuese.