25shtator 2015 – Pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga Bleona Qereti ndaj gazetares Iva Tiço, dhe pas reagimeve në rrjetet sociale, dikush i ka dalë në ndihmë Ivës. Gazetarja Aulona Musta është e para që i ka ardhur në ndihmë koleges së saj, duke e cilësuar “vulgare dhe të shëmtuar” gjuhën e përdorur nga Bleona.
Më tej, në reagimin e saj në “Facebook” Aulona Musta është ndalur tek “rezervimi” që bëjnë gazetarët kur shkruajnë për personazhet e showbiz-it, ku sipas saj ka shumë të meta.
JA POSTIMI I GAZETARES
Nuk mund te rri dot pa shprehur indinjaten time te madhe ne lidhje me debatin e shemtuar, edhe pse nuk mund ta quaj dot debat, prandaj me mire te them per gjuhen e shemtuar, vulgare te perdorur ndaj gazetares Iva Tico. Si gazetare, jam thellesisht e fyer nga kjo histori dhe me vjen keq kur shoh kolege te mite qe jo vetem nuk reagojne ndaj kesaj situate, por edhe ferkojne duart me kenaqesi. Me vjen po aq keq kur shikoj komente nga publiku femeror qe thone: “mire ja beri Bleona Ives”. Cilado femer qe i drejtohet nje femre tjeter me fjalen “Kurve”, duhet te kete zero tolerance dhe mirekuptim.
Cilido person qe nje mendimi personal per nje veshje, kenge, klip, bukuri, bythe, etj, etj i drejtohet me sulme personale dhe i fillon i numeron dashnoret, jo vetem qe nuk duhet te perkrahet, po duhet te BOJKOTOHET dhe DENOHET! Eshte e pamundur qe dikujt qe thote se nuk i pelqen fustani yt, apo qe mendon se nuk ke bythe, ti kunderpergjigjesh duke e quajtur “kurve”, apo duke i bere listen e te dashurve. Kjo eshte e patolerueshme dhe une nuk e pranoj dot! Si eshte e mundur qe ky publik qe nuk le gje pa thene per Bleonen, qe cfare nuk tha per veshjen e saj dhe madje e quajten dhe turp te kombit, tani na dalkan ne mbrojtje te shkrimit te saj banal, ndaj Ives?
Gazetaret ne Shqiperi mund te kene 1001 te meta, ama kur behet fjala per jete private, te gjithe i ruajne personazhet publik dhe nuk tregojne gjithe ato qe dine per prostitucionin qe ekziston mes vajzave te shoëbizit. Sepse ne shoëbiz ka me shume prostituta sesa kengetare/prezantuese/artiste! Ama askush nuk flet! Prandaj une nuk do ta pranoj dot KURRE nje reagim dhe nje gjuhe si ajo qe Bleona ka perdorur ndaj gazetares Iva Tico! Une nuk do ta pranoj dot KURRE qe fjale ‘KURVE” te perdoret si argument per te sulmuar nje femer, aq me shume kur kjo fjale perdoret nga nje tjeter femer!
Ah dhe nje gje, per ata qe thone se me c’te drejte jep mendimin e saj Iva per Bleonen. Iva prandaj eshte GAZETARE! Nuk eshte mjeki, juriste, centraliste…Megjithese keshtu sic kane ardhur kohet, sot mund te jap mendimin e tij cdo person me kater klase shkolle, ama nje gazetare jo, ajo me mire te rri e heshtur, sepse ne te kundert do te kryqezohet. /balkanweb/