Aulona dhe Fatma janë dy gazetare të njohura të ekranit, të cilat realizojnë një nga emisionet më ngacmuese ‘Thumb’.

Ato janë ndër të rrallat që krahas profesionit kanë edhe një miqësi të forte që prej fillimeve të tyre.

Por tashmë duket se dikush ka hyrë mes tyre dhe nuk është aspak e panjohur për fansat e dy moderatoreve. 

Fatma ka publikuar një video në Instastory teksa shihet përkrah vajzës së Aulonës, Amarës, e cila siç duket e di shumë mirë rolin e moderatores, pasi pas Fatmës e bën shumë mirë hyrjen e emisionit.

'Aulona nuk na duhesh më'ka shkruar Fatma krah videos me vajzën e mikes së saj.