3 qershor 2015 – Aurel Sokoli që pas 17 ditësh do të mbushte 18 vjeç, fatkeqësisht humbi jetën në një aksident. Aureli jetonte familjarisht në Parma. Ai ishte nxënës i shkëlqyer në shkollën e mesme ‘Rondani’. Pasioni i madh i jetës së Aurelit ishte “Parkour”. Pikërisht ky pasion i mori edhe jetën. Aureli jo vetëm shquhej në mësime, por edhe në sporte si palestër, boks dhe sigurisht “Parkour”.
Rreth orës 7 të mbasdites së të martës, ai bashkë me dy miq po ushtronte “Parkouri-n” sportin e vet të preferuar, në një fabrkë të braktisur. Çatia e kalbur e ndërtesës nuk e mbajti peshën e Aurelit dhe ai ra nga një lartësi prej 10 metrash. Miqtë e vet lajmërojnë me celular ndihmën e shpejtë, fatkeqësisht, kur mbërriti autoambulanca Aureli kishte ndërruar jetë.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/