Është bërë e ditur dhe është përmendur shpeshherë fakti I blerjes së klikimeve nga ana e këngëtarëve të ndryshëm në vendin tonë. Së fundmi Aurela Gaçe ka shpërndarë në Instagram videon e Eros Ramazzoti-t, 'Rosa Nata Ieri'. Kjo këngë e publikuar në janar të 2016-ës e cila ka grumbulluar rreth 1 milionë e 200 mijë klikime brenda 4 muajsh. Nëpërmjet kësaj video Aurela ironizon artistët shqiptarë të cilët arrijnë 1 milion klikime për vetëm një javë, e dhe pse jetojmë në një vend të vogël.
Aurela fton këngëtarin e famshëm italian Eroz Ramazzoti në mënyrë figurative që të vijë në Shqipëri, e 'të mësojë pak se duket keq kështu pa klikime'. Ja postimi i saj i plotë:
'Ndihmë o njerëz të mirë. Meqë s'kam qenë kurrë mirë me matematikën , s'po më del mirë llogaria dhe po kërkoj pakëz ndihmë. Ore, si ka mundësi, Eros Ramazzoti ka 5 muaj që ka publikuar një këngë dhe ka 1 milionë e 245 mijë shikime? Edhe të mendosh që Italia ka më duket 60 milionë banorë . Edhe plus të mendosh që ky njeriu që quhet Eros Ramazzoti tani është në tur botëror, që dmth ai nuk është artist brenda kufijve të një shteti , siç jemi ne të shkretët . Nejse ne aq të shkretë nuk jemi, se ne të gjithë kemi 1 milionë klikime në një javë. Edhe numrin e popullsisë ju e dini . Prandaj s'po më del llogaria o shokë. Po patjetër Erosi s'ka famë ë??? S'i mbush as stadiumet ky ë?
Ore kush ma thotë po vras mendjen, pse qeni im ka tre ditë që më leh me zë të ngjirur ë? Po ky të vijë një xhiro këtej nga ne. Mbase jo ky se s'ka kohë, por menaxhimi i tij. Të vijë ore ta mësojmë pak se duket keq kështu pa klikime. Më falni ë, mbase ju vë edhe ju në mendime por s'po e zgjidhja dot vetë këtë ekuacion kaq të vështirë.'





