Është bërë e zakontë tashmë të shohin herë pas here postime të gjata në rrejtet sociale nga këngëtarja Aurela Gaçe, përpos promos që i bën lokalit ku këndon.
Këtë rradhë, këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj në IG, një foto të çuditshme të 15 viteve më parë, shoqëruar me një rrëfim prekës i cili shpjegon gjëndjen emocionale të artistes në kohën kur ajo ndihej e sulmuar.
“Kisha një kukull bebe ( nuk di gjë pse e bleva) por di që e merrja me vete kudo, madje madje ja qepja vetë edhe rrobat që të kombinoheshim bashkë.
Po mundohem të kuptoj veten, pasi isha rreth 26 vjeҫ (Mos gaboj viti 2001). E kisha jetën të mbushur plot, nuk pushoja kurrë, recitale, albume, shkolla, festivalet, klipe, punë e përditëshme për ti arritur ato që doja… por "Pufi " (kukulla) ҫ'donte me mua. Ndoshta sepse doja dashuri, sepse kisha nevojë të kujdesesha për të dhe të mos më kërkonte asgjë mbas, ndoshta ngaqë nuk fliste, nuk qante, nuk më gjykonte… nuk më bënte të ndihesha se ishte diҫka gabim me mua (sepse përditë ndihesha ҫuditshëm karshi njerzëve që hasja ҫdo ditë në rrugë. Kishte nga ata që më donin kështu, por kishte shumë brutale që me etiketonin si të "ҫmendur" vetëm e vetëm se vishesha e krihesha ҫuditshëm për shijet e tyre. Them brutale sepse dëgjoja shumë sharje në rrugë, të drejtpërdrejta ) ….
E paҫka se isha e qeshur e me energji, brenda diҫka, ndoshta kishte nevojë për përkedhelje, për pranim të asaj të vërtete, pa kërkuar modifikime. …Paҫka se mund te përkedhelësh një lëkurë, nuk do të thotë se arrin deri tek shpirti. Ka kaluar nëpër shume faza ky shpirt, të mira e të këqija. …deri sa ka arritur në pikën kur pranoi veten. Deri sa kuptoi se s'kishte asgjë të ҫuditshme me të perveҫ faktit se Zoti i dha një shpirt të lirë.
Ndoshta janë edhe këto arsyet, por ndoshta dëshira për të qenë nënë ishte përzierë me ndjesitë e tjera. Nuk e di mirë arsyen pse, por di që isha shumë mirë nga trutë… përndryshe nuk do të mundja të bëja asgjë nga ato që doja. E di mirë pse po ju lë të lexoni të brendshmen time, me koshiencë të plotë…Çdo njeri, ҫdo femër lufton për më të mirën, për të qenë Ok me familjen, përballë shoqërisë, mundohet të jetë "in" me atë që e rrethon. Humb përditë nga vetja për të arritur "dashurinë" duke ndryshuar në pamje, në sjellje…
Ju lejoj të lexoni pak nga e brendshmja sepse jam më shumë se "dikush që këndon". E mbase me atë që tregoj, i jap pak force dikujt .” – shkruan në IG, Aurela Gaçe.