14 dhjetor 2014 –  Këngëtarja Aurela Gaçe dhe Young Zerka janë fitues të festivalit "Kënga Magjike për vitin 2014" në mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Koncerteve. 

Kënga Magjike 2014 u mbajt me shumë këngëtarë të njohur të skenës që arritën finalen. Në vend të dytë u rendit këngëtari Vedat Ademi, ndërsa vendin e tretë e fitoi Rosela Gjylbegu. Kënga ritmike “Pa Kontroll” nga Young Zerka dhe Aurela Gaçe fitoi më shumë vota si pasojë e mbështetjes së kolegëve. Gjithashtu në festival ishin prezent dhe moderatori e njëkohësisht ikona e televizionit italian Pipo Baudo dhe këngëtarja shqiptaro-italiane Iliriana Hoxha e njohur si Anna Oxa. Ardit Gjebrea realizoi kryeveprën e radhës.