Aurela Gaçe është një nga këngëtaret e cila pëlqehet jo vetëm për vokalin e saj, por edhe si njëri e cila eksperimenton shumë me pamjen e saj të jashtme. por nuk përfundon me kaq.
Ajo ka postuar së fundmi një foto ku shfaqet me një model flokësh të shkujdesur.
Veç kësaj, duke postuar foto të vetat me dy modele të ndryshme flokësh, Aurela i kushton vëmendje shikimit të saj. Me këtë shikim këngëtarja duket se do ti japë një mesazh dikujt që ia ka bërë borxh.
“SHIKIMI. Ka shumë arsye pse shoh drejtë në sy….se Dua, dashuroj, se jetoj…e kjo jetë…Na përplas, Na jep, Na merr….E unë s’kam frikë të them çfarë të ndjej, se s’kam turp nga jeta ime, se Kam kurajo të rri edhe pa ngrënë dhe mbi veten nuk shkel, se kam kurajo ti them stop dikujt që kërkon të më shkelë… Fal, por nuk harroj… Sepse e di qe kur e bën një herë, do ta bësh prapë e prapë…”, shkruan Aurela në Instagram.