7 dhjetor 2015 – Për të dytin vit radhazi Aurela Gaçe ishte fituesja e “Këngës Magjike”, çmim ky që u vendos nga vetë këngëtarët pjesmarrës në këtë kompeticion.

E ftuar tek e Diela Shqiptare, shpreh se nuk ka triumf më të madh se vajza dhe familja e saj. Përpos kësaj këngëtarja nuk rresht së falenderuari Zotin për për gjithçka që i ka dhuruar, si dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur. Këtë gjë e ka treguar me një status në Facebook-un e saj.

Ja çfarë shkruan ajo:  “Mbaron çdo gjë… Konkurrimet, fitimet, humbjet… Dita nis e re, dhe në shtëpi ti je po i njëjti njeri, me pizhamat e tua, përballë prindërve e familjes që kanë bërë sakrifica për ty, përballë fëmijës tënd që të do njësoj (me kupa e pa kupa, unë jam mami i Grace në sytë e saj) dhe përballë “shpirtit të shpirtit tim “…
Dhe po njësoj ngelesh përballë atyre që të dëgjojnë, përballe atyre që kanë vite që të ndjekin live dhe vetëm live… Unë e di që do ta derdh djersën po njësoj për t’i bërë ata të lumtur kur vijnë të më dëgjojnë… DASHURINË E PUBLIKUT NUK E MERR DOT NËPËRMJET KUPAVE, POR VETËM ME DASHURI E SINQERITET. Është publiku ai që më ka treguar se këngën “Nata” e do edhe pse është renditur në vendin e 5… “E pafajshme jam”,në vendin e tretë (a thua u bie në mend njerëzve kjo gjë?) “Fati ynë shpresë e marrëzi” këndohet në kor në çdo live (edhe askush nuk mendon renditjen e asaj kënge)… Jam kaq e lumtur që lidhja ime me publikun është shumë reale, e vërtetë. Prandaj jam falenderuese për secilin nga ju që më keni mbështetur gjithmonë. Ju falenderoj me gjithë shpirt për gjithë duartrokitjen, jo vetëm sot. Jam mirënjohëse ndaj secilit që ka marrë kohën të më dërgojë mesazhe, jam mirënjohëse për gjithë këtë dashuri.
Faleminderit Zot që bëre të mundur të strukem në gjirin e familjes në çdo situatë”, – përfundon statusin këngëtarja e madhe.

/portali DurresLajm/