Tashmë e dinë të gjithë që Aurela Gaçe bën show. Në club-in ku ajo performon çdo javë bashkë me vëllezërit korçarë, të suksesshmit Endri dhe Stefi, ia vlen të shkosh, jo vetëm për të dëgjuar muzikë të mirë, por edhe për të qeshur me batutat dhe interpretimet e veçanta të Aurelës.

Kështu për shembull, gjatë të premtes së shkuar këngëtarja, përveçse ka shkëmbyer batuta me Sinanin – duke i thënë këtij të fundit: Pse të gjithë të besuan ty kur the që kam paguar 20 mijë euro për klipin, ndërsa mua asnjëri? – ka imituar edhe këngëtaret e njohura të skenës, Parashqevi Simakun dhe Merita Halilin, duke interpretuar një këngë në të dyja versionet.

Sakaq Aurela, ndërsa në club është lëshuar kënga “Të ka lali xhan”, ka thënë se ka qenë ajo e para që e solli në modë këtë lloj bashkëpunimi, tallavanë, me këngën “Origjinale”, ku bashkë me Dr.Florin dhe Marselin, nën kompozimin e Flori Mumajesit, krijuan hitin më të nxehtë të verës së vitit 2010.