Aurela Gaçe, këngëtarja e njohur shqiptare njihet për humorin e saj dhe gjithmonë i pëlqen që gjithçka ta marrë me humor.
Këtë herë, e ftuar në emisionin e moderatorit nga Kosova, Labit, Aurela ka rrëfyer shakanë që ka bërë në dasmën e saj, kur ka rrëmbyer mikrofonin dhe ka deklaruar se është e vetmja që në dasmë ka dhe burrin dhe dashnorin.
Mirëpo, vetëm pak minuta më vonë ajo ka treguar se e ka patur për këngëtarin dhe kolegun e saj Dashnor Dikon, që ishte prezent. Mund të merret me mend se çfarë “kaosi” dhe konfuzoni mund të ketë shkaktuar.
"Unë kisha në një sallë edhe burrin edhe dashnorin, hë kujt ja mban të dalë më hapur se kaq?”, shkruan ajo në profilin e saj.