Temperaturat nuk ishin favorizuese në kryeqytet, por diva e muzikës shqiptare Aurela Gaçe ndezi skenën në sheshin "Skënderbej" duke mbajtur me qindra qytetarë në ajër.
Këngëtarja me energji gati të mbinatyrshme, elektrizoi publikun me muzikën, zërin dhe performancën e saj gjatë koncertit të organizuar nga Bashkia e Tiranës për "Natën e Bardhë".
Nën atmosferën e festave të nëntorit, e veshur kuq e zi, Gaçe interpretoi këngët më të suksesshme të saj ndër vite, ndërsa bëri edhe një premtim për publikun: "Në momentin që do vë CD për ju do të thotë se do të dorëzoj mikrofonin".





