Aurela Gace ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ku rrëfeu nisjen e historisë së dashurisë me bashkëshortin Skerdi.

Të gjithë tashmë jemi njohur me të përmes postimeve të shumta që Aurela bën lidhur me gjysmën e saj më të mirë. E pikërisht në studio ajo u bë edhe më e ndjeshme duke folur mbi njohjen e tyre dhe fillimin e gjithçkaje. 

“Na ka prezantuar Dr.Flori, në atë kohë unë po përgatitesha për albumin tim të ri i cili do të përfshinte 14 këngë. Isha e emocionuar. Dhe aty m’u gjend Skerdi. U bë menaxheri im. Shikimet tona u kryqëzuan dhe që atëherë e kuptova se ishte njeriu im,”– u shpreh ajo.

Aurela rrëfeu po ashtu se Skerdi është natyrë serioze, por është ajo që e bën gjithnjë për të qeshur.

“I them gjithnjë  se cfarë do bëje pa mua”,- ka vazhduar me shaka Aurela duke e mbyllur deklaratën e saj me fjalët e bukura.

“Falenderoj Zotin që e kam, më ka bërë njeri më të lumtur,”- përfundoi Aurela.