Një ndër femrat më të ndjekura në rrjete sociale ka dalë bllof pasi ka hapur një adresë fansash në Instagram duke i bërë komente vetes “O dritë, ti je mëngjesi im, ajri im, arsyeja përse ekzistoj.”
Një faqe e hapur në Instagram me synim për të nxjerrë në shesh gënjeshtrat e këtij rrjeti social, mundi të zbulojë nëpërmjet një hetimi fare të thjeshtë, se personi që administronte faqen aurela_hoxha_fan “rastësisht” postonte foto nga të njëjtat vende ku ndodhej edhe vetë Aurela shkruan "Mapo".
“Fansja” (Aurela) ka harruar të çaktivizojë vendndodhjen dhe i rezulton të ketë qenë në Capri, Prishtinë, Zvicër etj, pra në të njejtat vende që ka qenë Aurela.
Më pas, Aurela e ka mbyllur këtë llogari, por kjo nuk është hera e parë që ajo del bllof pasi shpeshherë është zbuluar edhe për mashtrimet me photoshop-in.