Ditëlindja e saj e 27 ka përkuar pikërisht me Javën e Modës në Milano dhe kështu Aurela Hoxha e ka festuar ditëlindjen në qytetin më in të momentit. E shoqëruar si gjithmonë nga miqtë e saj, fotografi Endrit Mërtiri dhe modelja Dorina Gegiçi, Aurela ka pritur mesnatën në “Martini bar Dolce&Gabbana”, një prej vendeve më chic në Miano, i ndërtuar në bashkëpunim me stilistët e famshëm.

Në sinkron të plotë me vendin, edhe Aurela mbante veshur një t-shirt të gjatë nga “Dolce&Gabbana”. Treshja e pandarë e modës kanë lajmëruar ndjekësit e tyre në rrjetet sociale se ndodhen në Itali për të ndjekur Javën e Modës. Pak kohë më parë, Mërtiri dhe Hoxha ndodheshin në Paris për të ndjekur sfilatën e Atelier Versace ku patën mundësi të pozonin me modelen Irina Shayk, stilistin Riccardo Tisci etj.