Mjaft e njohur në fushën e modës, Aurela Hoxha, e ftuar për gazetën “EkspresRozë”, i ka dhënë fund aludimeve të bëra për të. 

E pyetur nëse se ka bërë operacione plastike, Aurela ka thënë jo, por kjo ‘vetëm për trupin’, sepse bukuroshja ka pranuar se ka patur një ndërhyrje në buzë. Madje ajo ka shprehur se po të kishte nevojë do të kishtë ndërhyrë edhe në trup. “Nuk jam kundër operacioneve plastike, unë kam bërë buzët,” është shprehur Hoxha. “Në trup nuk kam asnjë”.

Aludimit se mund të kishte paguar  për të qenë në eventet e modës, Aurela ka sqaruar se në çdo sfilatë pjesmarrëse ajo ka qenë  e ftuar. Ndërsa në rastin e pjesëmarrjes në amfar Gala, ku çdo person që dëshiron të marrë pjesë paguan një shumë të caktuar, e cila shkon për bamirësi.

Aludimin të tretë rreth saj, për një mardhënie me një djalë nga Kosova, Aurela e ka rrëzuar. Ajo shprehet se pas divorcit ajo ka qenë mjaft e zënë me punë dhe nuk ka patur rast të mendojë të tilla gjëra. Ndërsa vizitat e shpeshta në Prishtinë, Hoxha i lidh me natyrën e bukur dhe jetën e natës, e cila është kthyer në një vend të ri argëtimi për blogeren.