28 nëntor 2015 – Pasioni për modën i bën bashkë Armina Mevlani dhe Aurela Hoxhën. Por jo vetëm kaq, bukuroshet kanë një mik të përbashkët, i cili duket se ka krijuar fijet lidhëse, që bukuroshet të përfshihen në fushatën reklamuese të "D&G". Fotografi Endrit Mertiri duket të jetë "fajtori" edhe këtë radhë, kur faqja me miliona ndjekës në IG e shtëpisë së famshme të modës, zgjodhi si pjesë të fushatës për produktet e fytyrës, imazhin e Aurela Hoxhës. Buzët e modeles shqiptare tërhoqën menjëherë vëmendjen e komentuesve, të cilët nuk i kursyen pëlqimet.
/portali DurresLajm/





