20 nëntor 2014–  Sikurse njofoi dhe agjensia jonë e lajmeve Leonard Gjeka, 34 vjeç,  8 ditë më parë u arratis nga një burg i sigurisë së lartë në Adelajde të Australisë. Gjeka akuzohej si anëtar i një bande motorçiklistësh, si pjesëmarrës në sulme me armë, përdorues droge etj.

Personit në fjalë, në vitin 2010 i kishin bërë një atentat, ku mbeti i plagosur. Gjeka u arrestua në Melburn këtë të enjte më 20 nëntor 2014. Policia nuk ka mundur të identifikojë dy personat, që e ndihmuan Leonardin të arratisej duke i prerë prangat e këmbëve sapo doli nga rrethimi i jashtëm i burgut.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/