Një peshkaqen ka sulmuar një sërfist në Australi duke i këputur njërën dorë. 29 vjecari ishte duke bërë sërf në një plazh rreth 281 kilometra karg Sidnejit kur u zulmua nga peshkaqeni.
Ekipi i ndërhyrjes së shpejtë ka thënë se viktimagjithashtu ishte kafshuar në këmbë dhe i janë këputur dy gishta nga dora e tij e majtë.
Kanë qenë miqtë e viktimës ata që i kanë shpëtuar jetën duke e mjekuar me mjete të rastit.
Pasi ëshët vizituar nga mjekët e ndëerhyrjes së shpejtë 29 vjecari është transportuar me helikopter në spital.
Mediat vendase kanë bërë të ditur se peshkaqeni ishte rreth dy metra i gjatë dhe e ka sulmuar tre herë viktimën e tij.
Mjekët e spitalit kanë konfirmuar për shtypin se 29 vjecari është në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.