DURRËS, 5 shtator 2014 –  Australia çon ngarkesën e dytë ajrore të municioneve shqiptare në veri të Irakut, njoftoi më 5 shtator 2014 Ministria e Mbrojtjes e Australisë.

Avioni  C-17A Globemaster RAAF (Royal Australian Air Force – Forca Ajrore Mbretërore e Australisë ) C-17A u nis nga Tirana në drejtim të Bagdadit, ku zyrtarët irakianë inspektuan dhe zhdoganuan ngarkesën para dërgimit në Erbil në Irakun verior.

Misioni u krye pa ndonjë incident dhe C-17A tani është kthyer në bazën ajrore të Al Minhad (AMAB) në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shefi i Operacioneve të Përbashkëta, nënadmirali Dejvid Xhonston (David Johnston) tha se “këto furnizime janë jetike dhe nga më të çmuarat për ata që janë në ballë të frontit kundër ekstremistëve islamikë”.

Fotot me pamje nga ngarkimi i avionit në Shqipëri nga Ministria e Mbrojtjes e Australisë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/