AUSTRALI– Një freskim i motit në jug të Australisë i ka dhënë më shumë “frymëmarrje” vendit, ndërsa grupet e zjarrfikësve janë ende duke luftuar me zjarret në disa shtete.
Temperaturat në New South Wales kanë rënë për 10 gradë celsius, pas ditëve më përvëluese në historinë e Australisë, që rrezikuan banorët dhe shtëpitë nga vatrat e zjarrit të përhapura në mbarë vendin.
Megjithatë të nxehtët pritet të rikthehet sërish në fundjavë, ndërkohë që zjarri po përhapet nëpër vatra të reja, kanë bërë të ditur autoritetet vendase.
Temperaturat parashikohet të arrijnë 40 gradë celsius në disa pjesë të Australisë.