VJENË, 13 mars 2013 – Policia austriake ka kapur një trafikant njerëzish, i cili, me sa duket, duhet të sillte katër emigrantë nga Shqipëria në Zvicër, njoftojnë mediet austriake dhe ato gjermanishtfolëse të shtetit helvetik.

Gjatë inspektimeve rutinë në autostradën perëndimore A1 në Asten/Enns, iu bë shenjë ndalimi një makine VW Golf me ngjyrë argjendi-gri me targa zvicerane, ku ndodhej më shumë se një person.

Kur policët i nxorën tabelën shoferit, ai frenoi menjëherë, drejtoi makinën në xhepin e avarisë dhe zbriti nga makina 4 persona.

Personat ia dhanë vrapit menjëherë dhe dolën nga autostrada. Pastaj makina filloi të lëvizë përsëri.

Pavarësisht shenjës për të ndaluar shoferi 28-vjeçar ia kaloi patrullës dhe u përpoqën të largohej në drejtim të Salzburg-ut.

Pas disa qindra metra, policia mundi të ndalojë makinën. Policët në Enns mundën të zbulonin katër shtetasit shqiptarë në arrati dhe t’i arrestonin.

Të trafikuarit ishin të moshës 26, 26, 30 dhe 39 vjeç. Policia njoftoi se gjatë hetimit u zbulua se bëhej fjala ndoshta për një trafik qeniesh njerëzore nga profesionistë nga Hungaria nëpërmjet Austrisë në Zvicër.

Të katër janë në paraburgim në pritje të dëbimit. U burgos trafikanti i dyshuar, një 28-vjeçar shqiptar.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/