29 vjet pas asaj përballje të cilën Austria e fitoi me rezultatin 0-1 brenda në Qemal Stafa, Das Team do të ketë sërish përballë Shqipërinë, këtë herë në një sfidë miqësore që do t’i shërbejë shumë si kombëtares kuqezi ashtu edhe asaj austriake në përgatitjet e tyre për pjesëmarrjen historike në kampionatin europian, Francë 2016.
Edhe pse numërojnë 6 përballje mes tyre, kjo është sfida e parë miqësore mes Shqipërisë dhe Austrisë. Duhet pranuar se Das Team është një kombëtare që i ka hapur jo pak probleme Shqipërisë në të shkuarën. 6 sfidat e mëparshme janë fituar të gjitha nga Austria madje përfaqësuesja jonë ka një bilanc tejet negavit në përballjet me Das Team pasi përvec se është mundur ka realizuar vetëm 1 gol në 6 takime. Me një gol avantazh të përgjithshëm, 17-1 Austria dominon në përballjet direkte ndaj Shqipërisë.
Sfida e parë mes këtyre dy kombëtareve është zhvilluar në 15 Nëntor të vitit 1980 dhe ka qenë e vlefshme për Kupën e Botës, Spanjë 1982, takim i cili u fitua me rezultatin e thellë 5-0 nga Austria. Ndeshja e kthimit e zhvilluar në Tiranë 3 javë më pas shkoi sërish në favor të Austrisë që fitoi me rezultatin 1-0. Shorti i vendosi sërish përballë Shqipërinë dhe Austrinë, në eliminatoret e Europianit të vitit 1984 dhe në Shtator të 1982, Das Team i shkaktoi një tjetër humbje të rëndë përfaqësueses kuqezi duke e mundur me rezultatin 5-0 për të dytën herë në pak vjet. Sfida e kthimit për eliminatoret e Euro 1984, e zhvilluar një vit më pas u mbyll me një tjetër triumf të Austrisë por këtë herë me shifrat 1-2, me Muhedin Targajn që është lojtari i vetëm shqiptar deri tani që ka arritur ta dërrgojë topin në rrjetën e përfaqësues austriake. Dy sfidat e fundit që Shqipëria dhe Austria kanë zhvilluar mes tyre ishin të vlefshme për eliminatoret e Europianit të vitit 1988. Edhe këto dy takime shkuan në favor të Austrisë që fitoi ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 3-0, dhe takimin e dytë 0-1 për ta cuar në 6 numrin e fitoreve ndaj kombëtares kuqezi.
Për Shqipërinë ndoshta ka ardhur momenti që të frenojë Austrinë dhe kjo e Shtunë mund të jetë dita e duhur që kombëtarja jonë ti bëjë një surprizë të hidhur Das-Team brenda në Vienë.