Ministrat nga Austria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor sot takohen në Vjenë për të koordinuar politikat e tyre kufizuese në rritje për emigrimin, në periudhën kur ka kritika nga Brukseli dhe Athina. Austria, në fund të javës së kaluar, ka përcaktuar kuotat e reja të hyrjes së refugjatëve, duke shkaktuar kufizime në vendet përgjatë të ashtuquajturës “rrugë ballkanike” të emigrantëve, prej kufirit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, raporton agjencia DPA nga Vjena.

Në Vjenë sot ministrat e jashtëm dhe të brendshëm, pritet të diskutojnë për luftimin e trafikantëve të njerëzve dhe për përmirësimin e informacioneve për politikat e tyre në vendet e origjinës së emigrantëve potencialë. Në këtë takim marrin pjesë ministrat e Brendshëm dhe të Jashtëm nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnjë Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Greqia ka dërguar notë proteste në Vjenë, duke u ankuar se Athina nuk është ftuar.

Marrë nga gazeta "Shqip"