Austria do të testojë të gjithë popullsinë e saj në momentin kur të përfundojë afati i “Lock-Down” total.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka bërë të ditur se Austria do të marrë një hap të njëjtë si Sllovakia, por nuk dihet ende nëse do të ndërmerret në atë shkallë.
“Lock-Down” i Austrisë përfundon në fillim të dhjetorit dhe Kurz është shprehur i bindur se kërkon që të rikthejë vendin në normalitet me rihapje të sigurt të shkollave e zonave të tjera. Pikërisht të parët që do të testohen masivisht do të jenë mësuesit.
“Ne kemi vendosur këtu në Austri të ndërmarrim një hap të ngjashëm. Duam të vendosim teste masive në fund të bllokimit në mënyrë që të mundësojmë një rihapje të sigurt në shkolla dhe zona të tjera,” tha Kurz, duke shtuar se në shkallën e parë testimi do të përqendrohej në grupe të tilla si mësuesit.