Austria nisi sot lehtësimin e masave të izolimit, të cilat ishin ndërmarrë për mbrojtjen nga Covid-19.
Mijëra dyqane nën 400 metra katrorë u rihapën, ashtu si edhe dyqanet e pajisjeve të rënda dhe qendrat e kopshtit.
Megjithatë për austriakët mbajtja e maskave është e detyrueshme.
Megjithatë, distancimi fizik mbetet në fuqi, ndërsa njerëzit udhëzohen të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.
Austria ka qenë në mesin e vendeve të para evropiane që ka vendosur masat e izolimit rreth një muaj më parë.
Deri më tani në Austri janë shënuar 368 viktima dhe janë infektuar 14,041 persona sipas statistikave nga universiteti John Hopkins.
Lehtësimin e izolimit e ka nisur edhe Spanja, duke i lejuar disa qytetarë të kthehen në punë, ndërsa Danimarka i ka rihapur shkollat për fëmijët e vegjël.
Italia, vendi më i goditur i Evropës, me më shumë se 20,000 viktima nga koronavirusi, do të lejojë disa firma të rifillojnë nga sot.
Ndërsa presidenti i Francës, Emanuel Makron, e ka zgjatur zgjatur izolimin atje deri më 11 maj. Në një adresim televiziv të hënën e 13 prillit, Makron ka thënë se kufizimet aktuale e kanë ngadalësuar virusin, por nuk e kanë mundur atë.





