Mbyllen me fitoren 3-1 për Austrinë përballja me Poloninë, sfidë e vlefshme për grupin D në “Euro 2024”, ku skuadra e gjermanit Rangnick arrit t[ fitojë edhe 3 pikët e para, pas humbjes 1-0 ndaj Francës.

Kombëtarja e drejtuar nga Ralf Rangnick kaloi në avantazh në minutën e 9-të. Mbrojtësi Gernot Trauner realizoi një gol të bukur me kokë, duke i dhuruar epërsinë 1-0 Austrisë. Ndizet festën e tifozëve austriakë në shkallët e stadiumit “Olympiastadion” të Berlinit.

Në vijim, në minutën e 30-të, Piantek zgjidh një lëmsh në zonën austriake dhe topi i goditur prej tij përfundon në rrjetë dhe 1-1 dhe është radha e polakëve për të gëzuar. Pjesa e parë mbyllet në paqe, me rezultatin e barabartë, ku të dyja skuadra shënuan nga një herë.

Pas pushimit, 45 minutat e dyta të lojës folën tërësisht për austriakët, të cilët shënuan edhe dy herë të tjera. Ishte Baumgartner ai i cili në minutën e 66-të e kaloi Austrinë në epërsi 2-1, ndërkohë që Arnautovic në minutën e 78-të nga pika e penalltisë do të firmoste fitoren 3-1 për skuadrën e gjermanit Rangnick, që merr 3 pikëe para pas humbjes 1-0 ndaj Francës. Polonia zero pikë pas dy ndeshjesh.