Pas fitores së përfaqësueses austriake kundër asaj shqiptare, nuk kanë munguar edhe komentet për simbolet e shfaqura në stadiumin ‘Ernest Happel’ të Vjenës. Gazeta austriake “Heute” ka shkruar se një tifoz shqiptar ka mundur të fusë në stadium një flamur si ai në Beograd. “Një tifoz futi në mënyrë të paligjshme në ndeshjen miqësore mes Austrisë dhe Shqipërisë flamurin e ‘Shqipërisë së madhe’. I njëjti flamur që shkaktoi trazirat në stadiumin e Beogradit”, shkruan gazeta austriake. Tifozi poashtu mësohet se ka mundur tiu shmanget kontrolleve të rrepta dhe se e ka futur atë flamur brenda në stadium. Kjo gazetë shkruan madje se nga krahu ku ndodhej ky tifoz shqiptar i cili mbante flamurin janë hedhur edhe kapsolle.

Në "Ernest Happel" ishin të pranishëm 7 deri në 8 mijë shqiptarë.