Sot çrregullimet neuro-zhvillimore dhe autizmi sa vijnë e po shtohen te fëmijët shqiptarë. Ekzistojnë shumë qendra që ofrojnë shërbime lidhur me autizmin e çrregullimet neuro-zhvillimore por janë shumë të pakta ato që ofrojnë një protokoll strikt edhe në aspektin e regjimit ushqimor për këta fëmijë.

Socio-psikologe Fabiola Elezaj, e cila është dhe interpretuese e testeve për metalet toksike, këshillon që për të realizuar një protokoll strikt dhe për të pasur një LEHTËSIM TË ÇREEGULLIMEVE DHE AUTIZMIT duhet të ndiqen disa hapa:

1.Në momentin e paraqitjes së prindërve në qendrat për autizmin duhet domosdoshmërisht që prindërit të japin informacione të sakta lidhur me fëmijën e tyre.

2. Duhet të kemi raport të qartë lidhur me përmbajtjen e metaleve toksike, mineraleve, vitaminave, aminoacideve e toksina tretëse  në aspektin funksional të tyre dhe jo klinik pasi kanë një rol kyç në zhvillimin neurologjik.

3. Duhet të kemi një interpretim nga specialistë për këto teste, sic është Mineralograma PREMIUM, si një paketë që i tregon të gjitha këto elemente. Sepse në ditët e sotme është e ditur që metalet toksike kanë një efekt shumë të madh në zhvillimin e fëmijëve.

4. Në Shqipëri ekzistojnë vetëm 3 vende në të cilat mund të kryeni matje të sakta të këtyre elementeve dhe të mund të interpretohen nga specialistë të licensuar.

5. Më tej duhet të vijohet me një vlerësim në ekip nga psikologë klinik, psikologë edukimi e zhvillimi, psikiatër, logoped, pediatër, mësues, fizioterapist.

6. Më tej vijohet me terapi bazuar në planet e specialistëve të cilët rakorodojnë pikat kryesore që fëmija duhet t’i përmirësojë.

7. Ndërkohë që realizohen terapitë, prindi, bazuar nga interpretimi i testeve të lartpërmendura duhet të vijojë me regjimin ushqimor strikt në shtëpi.

Të gjitha këto do të mundësojnë një fëmijë me një zhvillim normal dhe gjithashtu do të përmirësojë dukshëm sjelljen, të folurin, hiperaktivitetin e shpërqendrimin te fëmijët.