Një studimi ri, i botuar në revistën “Science” demonstron një lidhje midis reagimit të sistemit imunitar të nënës ndaj një infeksioni viral dhe paraqitjes së tipareve të ngjashme me autizmin te pasardhësit e minjve. Përkundër asaj se për herë të parë u përshkrua në vitin 1943, spektri i çrregullimeve të autizmit mbetet shumë misterioz.

Një studim i ri, duke analizuar më mirë reagimin e sistemit imunitar, ka identifikuar një nën-seksion të qelizave imunitare, të cilat duket se shkaktojnë sjellje të caktuara, që lidhen me autizëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dr. Dan Littman dhe ekipi i tij i kërkuesve shkencorë nga Qendra mjekësore në Masaçusets, janë përqendruar te një reagim i veçantë imunitar që ka të bëjë me infeksionin me viruse. Dr. Littman thotë se ky është studimi i parë që identifikon një popullatë të veçantë të qelizave imunitare, të cilat mund të kenë rol direkt në shkaktimin e sjelljeve, që lidhen me autizmin.