Rritet numri i diagnozave të autizmit deri në katër herë më shumë në 15 vitet e fundit. Sipas një raporti të kryer nga OSBE, theksohet se në dhjetëvjeçarin e fundit rritjet e numrit të diagnostikimeve janë rritur ndjeshëm çdo vit dhe në kompleksitet për kohë më të gjatë.

Në raport nuk janë përfshirë të gjitha vendet që bëjnë pjesë, 38 të tilla, por janë kontrolluar 11 vende, ndër të cilët Australia, Kanada, Danimarkë, Estoni, Francë, Gjermani, Izrael, Holandë, Suedi, Britani e Madhe dhe SHBA.

Vendi që ka shënuar rritjen më të lartë është Izraeli, me +16% kërkesa për diagnostikim më shumë në vit, që korrespondon me një rritje rreth 10 herë më shumë në 15 vitet e fundit.

Sipas raportit, kjo rritje vlerëson faktorë të ndryshëm, ndër të cilët evoluimi i diagnostikës, rritja e ndërgjegjësimit për të kryer analizat dhe kërkimi i mëhershëm i zhvillimit të fëmijës. Në këtë mënyrë justifikohet rritja e kërkesës për diagnoza në shumë vende, por ajo që është mbi të gjitha shqetësuese është rritja e numrit të rasteve.