Afganistan, 10 prill 2014 – Sipas agjencive të lajmeve në zonën e Kandaharit, në distriktin Spin Boldak, një makinë e mbushur me eksplozivë dhe e drejtuar nga një kamikaz taleban shpërtheu afër mjetit të blinduar, që i printe një autokolone me trupa shqiptare dhe amerikane. Mjeti amerikan i blinduar, i tipit MRAP u dëmtua rëndë nga makina bombë, por ai është projektuar pikërisht për t’i rezistuar sulmeve të tilla. Amerikanët kanë të paktën dy të plagosur në mjetin e parë të autokolonës. Pas dhënies së ndihmës së parë, u kërkua ambulance ajrore MEDIWAC. Karvani vazhdoi rrugën nën masa të rrepta sigurie. Autobomba ishte e mbushur me eksploziv të fuqisë së ulët apo ndoshta edhe të prodhuar në mënyrë artizanale.

Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të armatosura.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 16.20 sipas orës lokale të Spin Boldak Kandahar. Një autokolonë me tre makina në të cilat ndodheshin Amerikanë dhe Shqiptare kanë qenë duke kryer patrullim rutinor në Ëesh Border në kufi me Afganistanin. Në kthim, autokolonës i ka dalë përpara një automjet kamikaz i cila ka shpërthyer. Si rezultat i kësaj përplasje ka pësuar dëmtimë makina e parë e cila ka qenë në gjendje të lëvizë, brenda së cilës ndodheshin trupa amerikane. Ndërsa dy makinat e tjera të autokolonës ku ishin dhe pjesëtarë të Eagle 8 nuk kanë pësuar goditje fizike.”– thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të armatosura. 

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri tani raportohet se të plagosur kanë ngelur dy ushtarë amerikanë të mjetit të parë, të cilëve po u jepet ndihma mjekësore.

“Sigurojmë familjarët se ushtarëve në Afganistan se s’ka asnjë të lënduar dhe se trupat tanë atje janë shëndosh e mirë dhe po vazhdojnë me kryerjen me sukses të detyrave.”– përfundon deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes. 

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/