Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur sot në kryeqytet.

Autoboti i ujit ka përplasur në lëvizje një grua që po qarkullonte me motoçikletë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës Civile të Tiranës, ku përplasja ishte e fortë dhe për pasojë, gruaja ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia Rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe nisi hetimet, teksa pritet të sqarohen rrethanat, shkaqet dhe identiteti i viktimës dhe shoferit.