Një autobus u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm, teksa ishte duke transportuar punonjës fasonerie nga Cakrani i Fierit për në Vlorë.

Për fat të mirë, punonjësit kanë zbritur në kohë duke i shpëtuar flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.