48 persona nga 50 gjithsej, kanë ndërruar jetë pasi autobusi me të cilin ata po udhëtonin u rrëzua në një humnerë pranë kryeqytetit të Perusë, në Lima.
Autobusi u godit nga një kamion me rimorkio dhe ra drejt e në bregun e oqeanit paqësor. Ekipet e shpëtimit punuan gjatë gjithë natës për të nxjerrë trupat e pa jetë nga vendi i ngjarjes. Autoritetet thanë se shpejtësia mund të ketë qenë shkaku kryesor i aksidentit të ndodhur në një kthesë të rrezikshme në rrugën e quajtur “Kurba e Djallit”.