Një autobus ka rënë në një përrua në aksin Gramsh-Kërpiç pranë fshatit Bregas.

Burime nga policia bëjnë me dije se se nga ngjarja ka një viktimë dhe disa të lënduar.

Drejt vendit të ngjarjes është nisur policia dhe ambulanca.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti dhe pritet që të mësohet më shumë në vijim.