Kosovë, 19 korrik 2014 – Të paktën 32 udhëtarë janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor, ne te cilin mbeti i perfshire një autobus nga Podujeva, i cili udhëtonte në autostraden Salzburg-Prishtinë. Autobusi ka dalë nga rruga afër Rudarës. Televizioni publik serb raporton se fatkeqësia ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e ndihmës së shpejtë nga Prokuplja, kurse në ndihmë ju kanë ardhur edhe kolegët nga Kurshumlija dhe Nishi. Drejtoresha e spitalit në Kurshumli Uranija Petroviq i ka thënë agjencisë së lajmeve “Beta” se 10 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

“Pasagjerët kanë pësuar ndrydhje në kokë, në gjoks, në këmbë, por ka edhe pacientë me fraktura të cilët janë referuar për trajtim të mëtejshem në Qendrën Klinike të Nishit”, ka thënë drejtoresha e spitalit të Kurshumlisë, Uranija Petroviq.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/