Të paktën tre persona kanë vdekur në një aksident që ka përfshirë një autobus në Norvegji, raportojnë mediat shtetërore.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 me orën lokale në distriktin Hadsel, në bregun veriperëndimor të vendit.

Autobusi doli nga rruga dhe përfundoi në liqenin Asvatnet, sipas transmetuesit publik NRK. Dyshohet se në momentin e përplasjes ndodheshin 58 persona brenda tij.

Kryqi i Kuq Norvegjez tha në mediat sociale se po dërgonte ekipe për të ndihmuar në një “aksident të rëndë autobusi” në rrugën E10, zonë e cila ka pasur raportime për reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta.