Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur, duke shkaktuar 9 viktima dhe 30 të plagosur. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit. Nga 30 pasagjerët e plagosur, 13 janë në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në orën 1:15 të mëngjesit të së martës. Sipas informacioneve, në autobus ndodheshin 43 persona.
Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc tha kanë nisur hetimet në lidhje me aksidentin tragjik.
Shkaku i aksidentit besohet të jetë moti i keq, ku si pasojë e shirave dhe rrugës së lagësht, shoferi besohet të ketë humbur kontrollin.