Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër Kakavijë.

Një autobus i linjës Libohovë-Tiranë ka dalë nga rruga e për pasojë është përplasur.

Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur një pasagjere, 30-vjeçarja me iniciale D.V. e cila u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:15 , njoftohemi se në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, autobuzi i linjës Libohovë-Tiranë  , me drejtues shtetasin A. Gj., ka dal nga rruga.

Për pasojë është  dëmtuar një pasagjere, shtetasja D. V., 30 vjeçe, banuese në Libohovë, e cila po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.