Një lehtësi e re për studentët në Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Autobusi urban tashmë do të ketë një stacion të dedikuar brenda kampusit universitar, duke e bërë më të lehtë mbërritjen për studentët dhe stafin.
“🚌 Një hap më afër kampusit!
Tashmë edhe më e lehtë për të ardhur në universitet! Autobusi me stacion të dedikuar brenda kampusit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës u ofron studentëve dhe stafit akses më të shpejtë, më të sigurt dhe më komod çdo ditë.
Një tjetër lehtësi që e bën jetën universitare më praktike dhe kampusin tonë më të aksesueshëm për të gjithë. 🎓✨
UAMD #StudentLife #Kampus #Durrës #UniversitetiAleksandërMoisiu UAMDCommunity





