Ditën e sotme, në rrugën “Vllazërimi” në Kënetë të Durrësit, një autobus ka goditur nga mbrapa një makinë të drejtuar nga një 26-vjeçare.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar shoferja e mjetit “Peugeot” me iniciale K.A., ndërsa shoferi i autobusit tip “Benz” A. Maxhaku 46 vjeç, banues në Durrës, u arrestua nga uniformat blu.
Nga burimet policore, mësohet se shtetasia K.A. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se shtetasi A.Maxhaku ishte në gjendje të dehur.
Ndaj tij rëndojnë dy akuza: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.





