Tiranë 22 shkurt 2014 – Një tjetër autobus del nga rruga, duke lënë të plagosur pesë pasagjerë. Këtë herë është një autobus i linjës urbane të “Unazës”, i cili rreth orës 22:10 doli mbi trotuar dhe u përplas me një pemë. Ngjarja ndodhi shumë pranë Piramidës, kurse nga përplasja janë 5 të plagosur që janë transportuar në spital me lëndime të lehta. Forca të policisë shkuan në vendngjarje dhe dhanë ndihmën e parë tek të lënduarit, teksa shoqëruan shoferin e mjetit dhe nisën hetimet. Dëmet materiale kanë qenë të mëdha. Fillimisht u dyshua se shoferi ishte i dehur, por nga testi i alkoolit ka rezultuar në gjendje të mirë. Paraprakisht dyshohet se shkaku i këtij aksidenti mund të jetë bërë një defekt teknik, që solli edhe humbjen e kontrollit të autobusit. Pasditen e së premtes, një tjetër autobus, i linjës interurbane Tiranë-Elbasan, u përplas nga një veturë afër qendrës tregtare TEG dhe u përmbys. Të plagosur mbetën 10 persona, ndërsa u ndaluan dy drejtuesit.
Autobusi i ‘Unazës’ i bie pemës, plagosen 5 pasagjerë, nisin hetime
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shërbimi postar danez do të ndalojë së dërguari letra pas 400 vjetësh
Kurti: Nuk lëkundemi për sigurinë e Republikës, investime miliardëshe në ushtri!
Miri donte të flinte në krevat me Selinën, Franceska Murati habit: Po gruaja e tij?
Aksident me kamion në Itali, shoferi shqiptar humb jetën, baba i dy fëmijëve





