TIRANË, 19 prill 2013- Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një gruaje ka ndodhur sot në kryeqytet.
Ngjarja është regjistruar në rrugën e Elbasanit teksa këmbësorja është përplasur nga një autobus.
Sipas policisë së Tiranës këmbësorja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe në ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia bën gjithashtu me dije se gruaja është përplasur nga autobusi i Unazës me targë TR 0714 U.
Ndërkohë në vendngjarje vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.





